Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj Xhelal Mziut duke i thënë që duhet të përqendrohet në hesapet e mëdha që ka hapur me drejtësinë. “Vetëm një dibran që s’ka sy e vesh s’do të votojë për Edi Ramën”, tha Mziu para dibranëve, gjë që nuk i ka shpëtuar kryeministrit. “Jam dakord me ty Xhelal dhe shqiptarët bash ashtu do të bëjnë, prandaj rri pa merak e përqendrohu fort tek hesapet e mëdha që ke hapur me drejtësinë”, shkroi Rama në video ku tregon gafën e Mziut.
Pas deklaratës shokuese, ku konfirmoi strukturat e mbrojtjes së votës në PD do veprojnë njësoj si në Elbasan nëse konstatohen raste të shitblerjes së votës, kandidati i PD-së në Dibër, Xhelal Mziu është penduar. Ai ka dalë me një deklaratë ku shpreh keqardhjen dhe pendesën për atë që ka thënë, ndërsa thekson se ishte si rezultat i emocioneve të forta të momentit. Mziu thekson se mbështet zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe se është kundër dhunës.
DEKLARATË E KANDIDATIT TË PD PËR DIBRËN, XHELAL MZIU Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshëm dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit.
Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam KUNDËR dhunës! Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve.