Ditën e shtunë do të mbërrijë sasia e radhës së dozave të vaksinës nga AstraZeneca, që Shqipëria i përfiton nëpërmjet mekanizmit COVAX. Lajmi u bëri ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa ishte duke ndjekur nga afër procesin e vaksinimit masiv në Kamëz.
“Ditën e shtunë vijnë dhe 40 mijë doza të AstraZeneca nga COVAX”, tha Manastirliu.
Nga ana tjetër, kreu i qeverisë bëri me doje se ditën e sotme Shqipëria do të arrijë në kuotën e 300 mijë vaksinimeve në rang vendit, e ndërsa në fundjavë, si kurse është bërë me dije më herët, do të nisë vaksinimi i operatorëve turistik. Kjo me qëllim që të lehtësohet sezoni turistik, për të pasur një verë pa kufizime.
“Sot kalojmë mbi 300,000 vaksinime të kryera dhe në fundjavë nisim vaksinimin e operatorëve turistikë”, tha Rama.