Kryeministri Edi Rama postoi në Facebook një foto ndërsa tregon se 424 persona kanë aplikuar për t’u punësuar në Spitalin e ri të Fierit, që për pak ditë do të hapet. Rama shkroi se ky spital me ekip turko-shqiptar nuk është vetëm një qendër shërbimesh ekselence shëndetësore, po edhe transferimi teknologjie e dijesh.

“424 APLIKANTË për Spitalin e Ri Rajonal të Fierit, që hap dyert për pak ditë, me një super ekip turko-shqiptar, një qendër jo vetëm shërbimesh ekselence shëndetësore, po edhe transferimi teknologjie e dijesh, e cila do të jetë edhe i pari shembull i Autonomisë Spitalore që do ta shtrijmë në krejt vendin gjatë Mandatit të Tretë.”, shkruan Rama