Kryeministri Edi Rama është ndalur sot për një vizitë në Rehovë të Kolonjës, ku kryebashkiaku Erjon Isai i bënte një prezantim të historisë së këtij fshati. Gjatë takimit dhe me banorët e zonës, Rama mori dhuratë një jastëk nga një sipërmarrës duke i thënë me batutë se këtu qenka për të sjellë Lulzim Bashën që ka shkaktuar të qeshura te të pranishmit.

Sipërmarrësi: Zoti Kryeministër, ju kam sjell një jastëk Rama: Po jastëku duhet Sipërmarrësi: Do thoni ju se pse një jastëk! Kjo është për Nikon. E kam shkruar aty, “Ne kemi zemër për fëmijë. Rama: 20 mijë netë gjumë, qenka për të sjellë Lulin këtu