Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar në facebook një lajm të mirë, të një nënë nga Kukësi me Covid19 e cila pavarësisht gjëndjes së komplikuar shëndetësore, ja ka dalë të sjellë në jetë foshnjen e saj falë profesionalizmit të mjekëve të spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe maternitetit “Koço Gliozheni”. Nëna dhe foshnja ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë kthyer në shtëpi.
“Besmira dhe foshnja e saj e fituan betejën e jetës, në përballjen e vështirë me #covid19, falë profesionalizmit dhe përkushtimit të bluzave të bardha”, shkruan Manastirliu.
Postimi i Ministres Manastirliu: Besmira dhe foshnja e saj e fituan betejën e jetës, në përballjen e vështirë me #covid19, falë profesionalizmit dhe përkushtimit të bluzave të bardha?
? Pas ndërhyrjes tejet delikate për të sjellë në jetë vajzën, 29-vjeçarja nga Kukësi, me komplikacione të rënda si pasojë e covid19, ia doli mbanë??
Punë e shkëlqyer e ekipit të spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe “Koço Gliozheni”, të cilët bënë të mundur që Besmira dhe vajza e porsalindur, pas dy javësh të vështira në terapi intensive, të kthehen shëndosh e mirë në shtëpi??? #Krenare për mjekët dhe infermierët
Besmira dhe foshnja e saj e fituan betejën e jetës, në përballjen e vështirë me #covid19, falë profesionalizmit dhe…
Posted by Ogerta Manastirliu on E mërkurë, 31 Mars 2021