Studiuesit turq theksojnë se vaksina kineze Sinovac ka parandaluar 100% shtrimet në spital si edhe infektimin e pacientëve me sëmundje të rënda, sipas Reuters.
Ata shtojnë se gjashtë persona që u shtruan në spital ishin të gjithë në grupin e ashtuquajtur placebo (E përbashkëta e të gjithë pacientëve ”placebo” është se ata nuk përmbajnë një substancë aktive në trup që ka për qëllim të ndikojë në shëndet – shën. i përkth.)
“Nuk kanë rezultuar efekte anësore të rëndësishme… për të mos folur pastaj për faktin se kjo vaksinë po përdoret gjerësisht në vendin tonë dhe nuk është raportuar asnjë efekt anësor. Ne mund të themi me qetësi se ajo është e sigurt”, deklaroi Serhat Unal, anëtar i Këshillit Shkencor këshillimor të qeverisë.
Turqia ka administruar deri tani 9,32 milionë doza të CoronaVac në të gjithë vendin në një fushatë që filloi në mes të janarit.
Më shumë se 2 milionë persona kanë marrë të dy dozat.