Tirana International Airport ka publikuar listën e fluturimeve që do të mbahen ditën e nesërme nga aeroporti “Nënë Tereza”
Tirana International Airport njofton të gjithë pasagjerët që të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara udhëtimit dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës.
Në këtë njoftim thuhet se do të lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse.
Oraret janë subjekt ndryshimi nga kompanitë ajrore. Po ashtu, jepet edhe informacion në lidhje me pranimin e afatit të tamponit të Covid-19.
Njoftimi i plotë:
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e Premte, datë 9 Prill janë sipas tabelave referuar në këtë postim.
?Oraret janë subjekt ndryshimi nga kompanitë ajrore.
?Dy fluturimet e sotme që nuk u bënë, Bergamo dhe Dortmund, do të bëhen nesër sipas orarit të mësipërm. Ju lutemi pasagjerëve të këtyre dy fluturimeve që të paraqiten nesër në TIA me të njëjtën biletë.
?Ju lutemi të gjithë pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara udhëtimit dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.
?Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhetimit, sipas vendeve pritese.
?Në lidhje me afatin e tamponit, ju lutem kontaktoni kompanitë ajrore nëse do të pranojnë tamponin që keni bërë. Pranimi i tamponit, është subjekt i kompanive me të cilat fluturoni.