Në 11 bashkitë e prekura nga tërmeti i fortë që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit shkollat e dëmtuara por ringrihen më të forta dhe me standarde europiane.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje të shkollave që sot, në pak më shumë se një vit po zhvillohet mësimi pas rindërtimit sipas standardeve bashkëkohore.

“Mirëmëngjes, dhe me këtë atmosferë të ngrohtë nga shkollat e reja me kushte fantastike të mësimdhënies, ju uroj një fundjavë të bukur”, u shpreh Rama.

Janë 160 shkolla që po rindërtohen në kuadër të procesit të Rindërtimit, nga të cilat 79 nga buxheti i shtetit.