Sot Shqipëria voton për të zgjedhur Kuvendin dhe qeverinë e re. Ndryshe nga herët e tjera, procesi i votimit dhe numërimit sot në vendin tonë ka disa risi. E para në çdo qendër votimi do të jenë të vendosura kamera për të monitoruar të gjithë procesin.

“Monitorimi me kamera i 5199 Qendrave të Votimit, garanci e shtuar në parandalimin e paligjshmërive, si fotografimi i votës, votimi familjar, votimi më shumë se një herë, etj. Zgjidh, Voto, Vendos!” deklaroi Ilirjan Celibashi.

E dyta identifikimi i qytetarëve do të bëhet në mënyrë elektronike për të shmangur votimin më shumë se një herë. Në rastet ku nuk do të jetë e mundur që të bëhet identifikimi elektronik do të bëhet në mënyrë manuale.

Risia e tretë është fati që në njësinë nr. 10 në Tiranë (KZAZ 40) do të bëhet jo vetëm identifikimi biometrik, por edhe votimi dhe numërimi elektronik. Zgjedhjet për parlamentin e ri në Shqipëri zhvillohen në kushte jo të zakonshme për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Të dhënat për njësinë nr 10 (kzaz 40) ku do të bëhet vetëm votim dhe numërim elektronik

Votues 2017: 12.428

Pjesëmarrja 50,81%

LSI 1.344 11,04%

PS 6.263 51,46%

PD 3.267 26,84%

PDIU 434 3,57%