Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë njē rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 17°C. Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.