E ndërsa na ndajnë më pak se tre javë nga zgjedhjet e 25 Prillit, në rrjet qarkullojnë pa fund video dhe meme që ironizojnë kandidatët dhe drejtuesit politikë të partive. ‘Sali Berisha’, një profil ironizues i ish-kryeministrit ka publikuar skuadrën që sipas tij që do të fusë Shqipërië në BE.

Duke veçuar cilësitë e tyre karakteristike ‘Sali Berisha’ ka prezantuar të gjithë protagonistët e opozitës nga Lulzim Basha (gjumi), Ilir Meta (floriri), Monika Kryemadhi (babëzia), Fatmir Mediu (Gërdeci) Sali Berisha (rrumpallë) Shpëtim Idrizi (lakmi), Nard Ndoka (komedi) dhe Dashamir Shehi (raki).

Janë pikërisht këta kandidatët opozitar të Aleancës për Ndryshim dhe LSI-së që pretendojnë të marrin në duar fatin e Shqipërisë. Lexo.al /

Te dashur miq! Prezantojme skuadren tonë e cila do ta fusë Shqipërinë në BE! Fitore! pic.twitter.com/xnWT59noCU

— Sali Berisha (@BerishaSali) April 10, 2021