Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi i Sindit me Geljanin, i cili nuk u prit aspak mirë nga Sara. Ajo u bë “bishë” nga xhelozia dhe e ftoi konkurrentin në një takim 4 minutësh në studio.
Gjatë bisedës së tyre Sara mori një vendim drastik. Ajo i habiti të gjithë, teksa deklaroi se është në emision vetëm për të.
“Për momentin fokusi im je vetëm ti, ti je arsyeja pse po rri këtu. Unë nuk kam më pëlqim për askënd tjetër”, u shpreh Sara e përlotur.
Kujtojmë se ditën e djeshme Sara realizoi një takim me Atdheun dhe ata të dy nuk i kursyen provokimet. Prandaj, deklarata e konkurrentes i ka shokuar të gjithë.
View this post on Instagram