Pak kohë më parë Atdheu bëri disa akuza të forta për Sarën. Ai e akuzoi për lidhje jashtë emisionit, pasi disa njerëz e kishin kërcënuar që t’i rrinte larg.
Marrëdhënia e tyre u duk se u kris, por gjejeni çfarë? Tani që Atdheu është larguar nga “Përputhen”, dyshja janë kapur mat në të njëjtin vend.
Ata kanë kaluar mbrëmjen bashkë në një klub, së bashku me Andi Artanin dhe Elvisin. Siç duket ata i kanë sqaruar hatërmbetjet dhe nuk ka më rrezik kërcënimesh.