Analisti Neritan Sejamini është përfshirë në një debat me kryeministrin Edi Rama mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel. Ai tha se Rama ka ofenduar baballarët e shumë prej fëmijëve shqiptarë me gjuhën e përdorur gjatë fushatës. Ndërsa kryeministri i është kundërpërgjigjur se ironia ndaj kundërshtarit është mjet legjitim dhe në asnjë vend nuk ka përdorur fjalë që futen në fushën penale si “hajdut apo drogaxhi”. Sejamini: Është sulm karakterial ajo që keni bërë kjo bëhet kur 8 vjet më parë juve thatë që Meta është zgjedhja e duhur, edhe kur kishte dyshime dolët bashkë. sot është shënjestër, çfarë ka ndryshuar kaq shumë.

Rama: Unë jam nxënës i Nolit e Faikut tek satira ironia ndaj kundërshtarit janë mjete legjitime, ndryshimi mes atyre që thua ti e këtyre që bën ti, nëse të them Gjino të karakterizoj me rolin në skenën politike. Nëse më thua më ke akuzuar mua që gruaja jote djalin tënd e ka me babanë tënd. Nëse hyn në karakterizimin me element ironik apo satirik është mjet për të karakterizuar në fushën mediatike. Nëse më thua 1001të zeza s’janë më karakterizime politike, por që lidhen me fushën penale e këtu jemi me fushën e barbarisë. Sejamini: Si mund t’i thoni babait të një fëmije që je tapë e i dehur. Rama: Mos të dalë me kenatjere dhe të bëjë mundje tapë ai atëherë. Sejamini: Po mirë ju jeni pasardhës i Fan Nolit.

Rama: Jo nuk jam, jam nxënës. Rama: Këto pyetje është mirë t’ja bësh Saliut e Bashës. Nëse unë bëj një ofendim si hajdut, drogaxhi, unë hyj në fushën e barbarisë dhe unë nuk jam pjesëmarrës. Shqipja është një gjuhë fantastike. Shprehja dehesh kur e sheh në ekran tjetrin është një shprehje që dmth i ka ikur ora e politikës e ka ardhë ajo e rakisë. Unë s’kam asgjë personale me të.

Sejamini: Fjala e kryeministrit kur përdoret me tepri, se di ti s ndihen ata që janë në shënjestrën e fjalës. Rama: Nëse ata bëhen lolo rrugëve është përgjegjësia e tyre jo e imja.