Pandemia e COVID-19 ka vënë në vështirësi për muaj me radhë operatorët turistikë në vend, për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së sëmundjes së koronavirusit. Por siç duket me fillimin e vaksinimit masiv anti-COVID në vend si dhe vaksinimi i stafit të operatorëve turistikë, duket se do të krijojë më tepër lehtësi për sezonin turistik në vendin tonë.
Turistët e parë pritet që të mbërrijnë në datën 25 prill 2021 rreth mbasdites. 200 turistë nga Ukraina do të mbërrijnë në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’, me fluturimin e parë ajror nga Ukraina, Kiev-Tiranë. Data 25 është edhe fillimi aktual i sezonit të ri turistik 2021, i cili megjithëse me pandeminë COVID 19, duhet të jetë i suksesshëm dhe të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve midis Ukrainës dhe Shqipërisë.