Pandemia e Covid-19 ka prodhuar të paktën një efekt pozitiv. Suksesi i vaksinës Pfizer dhe paratë që ajo ka gjeneruar do të shkojnë për lu ftën kundër kancerit. Özlem Türeci, shkencëtarja që themeloi kompaninë BioNTech – thotë se brenda pak vitesh, bota mund të ketë vaksina kundër kancerit.
Në fakt, ky ka qenë objektivi fillestar i Türeci-t kur themeloi BioNTech. Ashtu si vaksina e koronavirusit, BioNTech po punon për vaksinat e kancerit që përdorin ARN-në mesazhere për të udhëzuar sistemin imunitar të një personi se si të dallojë, shënjestrojë dhe vr asë tum oret kan ceroze kur ata fillojnë të rriten.
“Ne kemi disa vaksina kundër kancerit që bazohen në mARN,” i tha Türeci agjencisë Associated Press. Megjithatë, ajo nuk mund të parashikojë saktësisht se kur mund ta ketë bota një vaksinë të tillë.
“Kjo është shumë e vështirë të parashikohet në zhvillimin inovativ. Por ne presim që brenda vetëm disa viteve, të kemi edhe vaksinat tona kundër kancerit dhe t’ua ofrojmë njerëzve.”
Ngurrimi i Türeci-t për të dhënë një afat kohor është i justifikuar, pasi siç e dimë rruga e një vaksine nga zhvillimi te testimi, certifikimi dhe shpërndarja është e gjatë dhe e mundimshme. Por Türeci shton se BioNTech i ka kapacitetet për ta realizuar një gjë të tillë sapo të lehtësohet nga puna për furnizimin me vaksinën anti-COVID-19.