Shqipëria renditet e fundit për numrin e rasteve të reja me COVID-19 në rajon, referuar të dhënave të “Our World in Data”, të publikuara nga kryeministri Edi Rama.

“Krenar për Shqipërinë, por por, duhet akoma durim, edhe pak. Shikojeni çfarë po ndodh në vendet fqinje ditët e fundit, prandaj ju lutem, kujdes të vazhdueshëm sepse po dalim nga tuneli i pandemisë, por ka ende edhe pak rrugë”,- deklaroi Rama.

Në grafikun e publikuar nga Rama paraqiten infektimet e reja gjatë shtatë ditëve të fundit, ku Shqipëria është me numrin më të ulët të infektimeve në rajon dhe jo vetëm, pasi janë pas dhe vende si Italia, Gjermania e Spanja.