Presidenti Ilir Meta ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat ku ka pretenduar të sjellë prova të cilat sipas tij vërtetojnë se si patronazhistët, kanë kërcënuar me gjoba një pronar biznesi i cili në fakt ka rezultuar edhe militant i LSI-së prej vitesh.
Në mbyllje të konferencës së tij Presidenti Ilir Meta ka lëshuar edhe një mesazh të fortë për ambasadorët e huaj në vend duke i kërcënuar kur u shpreh se shqiponjat do t’i shpartallojnë sorrat kudo që të jenë, me çfarëdolloj gjuhe që të flasin.