Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një video se si duket nga brenda spitali i Fierit, i cili pritet që te hapet brednaa pak ditëve. Ai komenton të gjithë personat që e krahasuan me një stallë kafshësh spitalin.

“Ja edhe hyrja e “stallës” që u verboi sytë e shthurri gojën komentatorëve të zjarrtë demokratikas këtu… Mos u mërzisni miq, Shqipëria nuk ndalet dhe kjo shumicë popullore që punon pa pushim, nuk ndalet; më e mira do bëhet edhe për ju demokratikasit, për familjet tuaja, për vendbanimin tua. Dhe do ta bëjmë ne, me punë e me durim, jo me gjumë e me llafe nëpër gjumë. *Spitali Rajonal Memorial, Fier”, shkruan Rama.