Sindi ishte shumë e prekur këtë të enjte në “Përputhen”. Shkaku i gjendjes së saj ishte një ofendim i bërë nga Juli në rrjete sociale.
Teksa Alesandro i kishte kërkuar të fuste Sindin në video live, Juli i ishte përgjigjur “I q** e hedh telefonin”.
“Kam duruar sharje, ofendime dhe skena të rënda, por jo për familjen time. Mezi kam ardhur sot në Top Channel. Nuk arrij dot të qetësoj familjen time”, u shpreh konkurrentja.
Teksa Juli nuk i kërkoi falje por i tha që se kishte për atë të sharën, Sindi vendosi të largohej nga studioja e ‘Përputhen’.
“Kërkoj shumë falje”, tha ajo, duke hequr mikrofonin. Konkurrentja doli nga studioja dhe gjeni çfarë? Murati i shkoi nga pas, duke vërtetuar se në fakt i intereson Sindi.
Kujtojmë se pak ditë më parë ata të dy i dhanë fund njohjes me njëri-tjetrin për shkak të Olës.