Sipas të dhënave nga Instituti për Shëndet Publik i Maqedonisë së Veriut, në 24 orët e fundit janë regjistruar 24 viktima si edhe 364 raste të reja me Covid-19, pas 2 379 testimeve.
Ai shtoi se viktima më e re në moshë ishte një 40-vjeçar nga Shkupi.
Ndërkohë, janë regjistruar 689 pacientë të shëruar.
Deri më tani në vend janë bërë 691 255 testime për Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 që nga fillimi i epidemisë arrin në 147 094, numri i pacientëve të shëruar është 122 810, i të vdekurve 4 443, ndërsa numri i rasteve aktive është 19 841