Kandidati për deputet i qarkut të Elbasanit, njëherë drejtuesi politik i PS-së, Taulant Balla nga Librazhdi iu hapi sfidë të gjithë përfaqësuesve politikë që të përballen me të për të renditur investimet e bëra për këtë qytet.
Në prani të kryeministrit Edi Rama, Balla tha se kjo bashki rregulloi sfidën më të madhe, që ishte uji i pijshëm.
Mes te tjerash ai ironizoi kreun e PD-se, Lulzim Basha. “Me nisjen e vaksinimit, ne në Librazhd nuk kemi asnjë rast të ri infektimi. Së shpejti në Librazhd do të nisim vaksinimin e moshave 60-vjeçare. Ne kemi arritur që të bëjmë një histori transformimi urban dhe rural në Librazhd. Jam i gatshëm që të përballem me çdo përfaqësues të kujtdo partie. Le të marrim nga 92 de në 2021 investimet. Nëse në këtë bashki nuk janë 10 herë ë shumë investime se sa 23 vite, atëherë flasim. Nis puna për shtrimin e Peshkopisë me Librazhdin, që do të jetë një destinacion i rëndësishëm i turizmit malor. Ne po investojmë në disa rrugë të rëndësishme. Mos të harrojmë një investim që ka qenë jetik për Librazhdin, për ujin e pijshëm. Kishim rrjet të amortizuar. Sot e marrim ujin në 1250 metra lartësi. Berisha ka qenë dy herë kryeministër e President. Ilir Meta ka qenë kryeministër dhe president. Po më thoni se cila është puna që ata kanë bërë për Librazhdin. S’ja lëmë timonin një dordoleci në duart e Saliut dhe të Ilir Metës. ”, tha Balla.