Një këngëtare me famë botërore dhe me origjinë shqiptare ka rënë pre e hakerave të PD të cilët I kanë spamuar numrin e telefonit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj denoncoi në News 24, vjedhjen e të dhënave të qytetarëve përmes metodës së spam-it nga ana e PD, ku viktimë ka qenë edhe një këngëtare e njohur.
“Kryeministri kishte bërë një skeç me dy binjakët në Vlorë, PD nxjerr një lajm jashtë konteksti që Edi Ramën e ndalon policia. Ishte marrë linku, ishte spamuar e gjithë databaza e telefonave dhe një këngëtare shumë e famshme botërore me origjinë shqiptare më shkruan sot, po nr tim nga e morën.

Dhe I kishte çuar linkun e Edi Ramës që e ndalojnë policët dhe “kërcënon policët që po ika unë ku do shkoni”, që në fakt ishte nxjerrë jashtë konteksti, ishte një skeç. Pra PD në mënyrë pa leje e askujt I spamon qytetarët dhe u çon pafund mesazhe që s’kanë pikë lidhje dhe si ka kërkuar askush. E ka bërë këtë që në zgjedhjet e 2011. Është mëse normale që partitë të kenë databazë, në këtë pallat, në këtë adresë”, theksoi Veliaj.