Gazetari Sokol Balla ka reaguar pas videove të Xhelal Mziut, ku në videon e parë u thoshte dibranëve se ”Kemi ngritur grupet e gatshme nga sot dhe në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja mjafton një telefonatë dhe do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit.’‘, dhe ne videon e dytë kërkonte ndjesë për këtë deklaratë sepse kishte qenë i emocionuar.

Balla me anë të një shënimi në twitter, duke ironizuar shkruan: Nga sot e tutje, mund të bëni gjithcka. Nga skemat piramidale e deri tek vrasjet. Mjaft që në fund të kërkoni ndjesë. https://twitter.com/sokolballa/status/1385530028717445120?s=24