Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielën, Partia Socialiste do të rezultonte forcë e parë në qarkun e Elbasanit duke marrë shumicën e mandateve.

Sondazhi i MRB-së për Euronews Albania tregoi se shumica e qytetarëve në qarkun e Elbasanit kanë prirje të votojnë PS-në: PS – 44.8% PD – 36.4% LSI – 5.3% Të tjera – 3.9% Të pavendosur – 9.6%

Krahasuar me prirjen e rangut kombëtar, në qarkun e Elbasanit vihet re një ulje (nga 7.6%) të votave drejt Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe rritje drejt të dyja forcave kryesore PS dhe PD. Sipas projeksionit të MRB, duke marrë në analizë edhe votat e të pavendosurve, LSI nuk merr asnjë mandat në Elbasan, ndërsa partitë e tjera pritet të marrin: PS – 8 mandate PD – 6 mandate

Në qarkun e Elbasanit, përfaqësues të partive kryesore kanë deklaruar për Euronews Albania si pritshmëri: PS – 9 mandate PD – 8 mandate LSI – 3-4 mandate