Ambasadori i BE-së Luigi Soreca në një komunikim për mediat, nga “Shkolla e Kuqe” ku edhe ka ndjekur nga afër procesin zgjedhor, inkurajoi komisionerët që të vazhdojnë punën. Ai gjithashtu theksoi se pjesëmarrja në votime ishte e lartë, ndërsa theksoi se votimi elektronik ishte një shenjë e mirë.
“Është shumë re rëndësishme që të vazhdohet puna. Sot ishte dita e dytë e vëzhgimit, po shkoj në disa nga qendrat e numërimit në Tiranë dhe në disa prej tyre ekipet po bëjnë pushim për të rifilluar sërish punën. Theksoj që procesi duhet të vijojë pa probleme dhe pa vonesa”, tha Soreca.