Ministrja Manastirliu deklaroi se mbi 150 mijë vaksinime janë kryer nga dita e nisjes së procesit të vaksinimit. Manastirliu dhe kryeministri Edi Rama vizituan qendrën shëndetësore të Kavajës ku edhe aty ka nisur procesi i vaksinimit masiv për grupmoshat mbi 70 vjeç.

“Ne sot do të arrijmë mbi 150 mijë vaksinime, pra përfundojmë 50% të dozave të ardhura deri më tani dhe vijojmë me intensitet për të vaksinuar sa më shumë të moshuar e më pas për të zbritur dhe në fasha dhe grupmosha të tjera”, – u shpreh ministrja Manastirliu.