E ftuar në Dritare TV, Klodiana Spahiu e katërta në listën e PS-së në Durrës tha se qytetarët durrsakë e kanë mbështetur Partinë Socialiste dhe se do të ruajnë mandatin e tetë. Sipas saj, fakti që kryeministri kandidon në qarkun e Durrësit dhe kjo është vlerë e jashtëzakonshme.

Procesi i votimit shkoi mirë. Me disa incidente të vogla por në qarkun e Durrësit nuk patëm asnjë incident. Kjo tregon se kishim interes por edhe një rezultat që shqiptarët e kanë vendosur me votën e tyre të lirë. E rëndësishme është që procesi ka shkuar shumë mirë. Është një ogur i mirë edhe për të ardhmen.Besoj që prezenca e ndërkombëtarëve u duk qartësisht në këtë ditë të rëndësishme.Unë besoj shumë që ne të na kenë mbështetur qytetarët durrsakë dhe besoj se do ta ruajmë mandatin tonë me 8 mandate. Nisur nga projeksionet që forca jonë politike ka, ne besoj që do ti marrim 8 mandate. E kemi qëllimin kryesor sepse prezenca e kryeministrit në qarkun e Durrësit ka qenë vlerë e jashtëzakonshme.Ne kemi nevojë të mbështetemi shumë nga qeveria në këto katër vite”, tha ajo.