Kandidati për deputet i PS, Spartak Braho, ka bërë një rrëfim të veçantë, në prezantimin që i bëri kreu i fushatës së Tiranës për PS-në, Erjon Veliaj. Braho theksoi se ka tre dëshmorë në familje, duke shtuar se nëse fiton do të ndërtojë rrugën Berat – Skrapar, për shkak të gjendjes së rëndë të këtij aksi. “Rakinë e pi, por Skrapari e prodhon mirë. Rakia e Skraparit është bio, prandaj është edhe e mirë.
Në qarkun e Tiranës, ka mbi 40 mijë skraparllinj. Komuniteti i skraparinjve ka shoqatë, që quhet “Tomorri” që ka president nderi e ai është Xhevahir Spahiu. Kam gjetur skraparllinj edhe në Dajt, kjo më ka çuditur. Ka skraparllinj edhe në Pezë dhe zonë të tjera të kryeqytetit.
Unë dhe Fideli jemi të vetmit skraparllinj në listë, por Fideli është më shumë tirans. Kështu që, jam i vetmi skraparlli në listën e kandidatëve. Presidenti nuk ka bërë as rrugën e fshatit të tij. Nëse do fitoj, do merrem vetëm me rrugën Berat- Skrapar. Skrapari ka nxjerrë numër rekord deputetësh.
Unë kam 3 dëshmor në familje dhe kemi pasur çeta partizane. Unë kam qenë gazetar. Kam punuar edhe si gjyqtar. Berisha më thoshte prokurori i krimit. U hodh baltë mbi figurat e luftës të ushtrisë partizane dhe kjo më revoltoi pa masë. Kam qenë në gjyqe me Berishën dhe vetëm një kam humbur, 100 mijë lekë të vjetra”, deklaroi Braho.