Drejtuese politike e PS për Qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, në një prononcim nga selia rozë duke falenderuar shtabet e bashkisë Kamëz dhe Vorë për besimin e treguar nga qytetarët për Partinë Socialiste, u shpreh se në këto dy zona bastione të PD, qytetarët kësaj radhe kanë besuar tek Edi Rama.

“Dua tju jap një lajm historik që sapo më ka ardhur nga Kamza. Qytetarët na kanë besuar ne, me 4000 vota më shumë se në 2017” – u shpreh Spiropali.

Ndërsa për bashkinë Vorë ajo u shpreh se kjo votë ishte një votë kundër Ilir Metës dhe sh.p.k-së së tij, duke e nxjerr LSI-në njëherë e mirë nga skena politike.

“Vora ishte një ndëshkim i madh për mungesën e vemendjes që opozita ka treguar ndaj qytetarëve dhe mbi të gjitha është një ndëshkim për Presidentin e Republikës dhe sh.p.k-në e tij, Lëvizjen Socialiste për Integrim, që sot ka minimumin historik të mandateve të saj. Njerëzit e kanë dhënë përgjigjen me votë, nuk e duan sherrin, nuk e duan ndarjen, nuk e duan dasinë, nuk e duan dhunën, nuk i duan institucionet të përdoren në mënyrë kaq barbare dhe lajm shumë i mire që LSI ka dal nga skena politike praktikisht.