Kandidatja e Partisë Socialiste në Tiranë, Elisa Spiropali bisedoi sot me banorë të zonës së Kamzës me të cilët ndau “Planin e Veprimit 2021-2025” të forcës politike që ajo përfaqëson në mandatin e tretë qeverisës.
Gjatë këtij takimi, Spiropali paraqiti disa nga investimet që po kryhen në këtë zonë, ndër të cilat veçoi ato për përmirësimin e infrastrukturës të cilat do të shpëtojnë banorët e kësaj zone nga përmbytjet.“Kalvari i përmbytjeve dhe gangrena e sëmundjeve për 200 familje rreth kësaj zone përfundojnë njëherë e mirë me këtë investim të munguar dhe të mohuar nga ata që ditën e bëjnë natë”, tha Spiropali.