Shanset për t’u infektuar nga Covid-19 ranë ndjeshëm pas dozës së parë të vaksinave AstraZeneca ose Pfizer, ka zbuluar një studim i fundit në Mbretërinë e Bashkuar. Vaksinat funksionuan po aq mirë në moshat mbi 75 vjeç dhe ata me probleme shëndetësore, si njerëzit e tjerë.
Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) dhe studimi i Universitetit të Oksfordit gjithashtu gjetën një përgjigje të fortë të antitrupave në të gjitha grupmoshat nga të dy vaksinat. “Të gjithë treguan një përgjigje ndaj të dy vaksinave”, thanë ata.
Hulumtimi, i përfshirë në dy studime të cilat ende nuk janë rishikuar nga kolegët ose botuar, bazohet në testet e virusit nga 370,000 njerëz në popullatën e përgjithshme të Mbretërisë së Bashkuar. Ai siguron prova të mëtejshme tek njerëzit se vaksinat që përdoren në Mbretërinë e Bashkuar për tu mbrojtur nga Covid-19 janë efektive në mbrojtjen e njerëzve nga infeksionet e koronavirusit.
Në studimin e parë, njerëzit që ishin vaksinuar me një dozë të vetme ose të vaksinave Oxford-AstraZeneca ose Pfizer-BioNTech kishin 65% më pak gjasa për t’u prekur përsëri nga Covid-19.
Tre javë pas marrjes së dozës së tyre, të dhënë midis dhjetorit të vitit 2020 dhe fillimit të prillit 2021, infektimet me simptoma ranë me 74%, ndërsa infektimet pa simptoma të raportuara ranë me 57%. Ata që kishin marrë një dozë të dytë vaksine të Pfizer kishin 90% më pak gjasa të infektoheshin. E njëjta llogaritje nuk mund të bëhej për AastraZenecan, sepse shumë pak njerëz në studim kishin marrë një dozë të dytë pasi vaksinimi me këto vaksina filloi vonë.
Studimi tregoi që të dy vaksinat ishin efektive kundër variantit britanik (B117) i cili po qarkullonte në atë kohë. Koen Pouëels, studiues i lartë në Departamentin e Shëndetit të Popullsisë në Universitetin e Oksfordit Nuffield, tha se të dhënat mbështesin vendimin për të zgjatur kohën midis dozave.
“Mbrojtja nga infeksionet e reja të fituara nga një dozë e vetme mbështet vendimin për të zgjatur kohën ndërmjet dozave të para dhe të dyta në 12 javë për të maksimizuar mbulimin fillestar të vaksinimit dhe për të zvogëluar shtrimet në spital dhe vdekjet”, tha ai.
Sidoqoftë, ai tha se shifrat treguan se ekzistonte ende një mundësi që njerëzit e vaksinuar të mund të prekeshin përsëri nga Covid-19 dhe t’ua kalonin të tjerëve, duke theksuar nevojën për distancim shoqëror dhe maska. Studimi i dytë, tek 46,000 të rritur që ishin vaksinuar me një dozë, gjetën përgjigje të forta të antitrupave, një shenjë që vaksinat po stimulojnë sistemin mbrojtës të trupit për të mbrojtur kundër virusit në të gjitha grupmoshat.
Megjithëse nivelet e antitrupave u rritën më ngadalë dhe në një nivel më të ulët me një dozë të vetme të Oxford-AstraZeneca, ato ranë më shpejt pas një doze Pfizer, veçanërisht në grupmoshat më të vjetra.
Rritja e antitrupave tek personat mbi 80 vjeç.
Sipas studimit një përgjigje më të mirë tek të rriturit krahasuar me të moshuarit mbi 60 vjeç me të dy doza por pas dy dozave niveli i antitrupave nga Pfizer ishin të larta në të gjitha moshat.
Sarah Ëalker, kryeinspektuese e studimeve, nga Universiteti i Oksfordit, tha se nuk e dimë akoma saktësisht se sa i duhet një antitrupi të krijohet për të mbrojtur njerëzit kundër infektimit nga Covid-19. Të dy studimet bazohen në të dhëna nga “Anketa e Infeksionit Covid-19”, një partneritet midis Universitetit të Oksfordit, ONS dhe Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social./SI