Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas sulmit me thikë mesditën e sotme në xhaminë “Dine Hoxha” ku një person, që dyshohet me probleme mendore qëlloi 5 besimtarë. Veliaj e cilëson akt të rëndë duke e dënuar me forcë, ndërsa u uron shërim të shpejtë të lënduarve.
“Ngjarja e sotme në xhaminë e Rr. së Kavajës është një akt i rëndë, që duhet dënuar me forcë, e nuk përfaqëson asnjë grimë nga fryma e paqes dhe e mirësisë që fal muaji i Shenjtë i Ramazanit. Shërim të shpejtë të plagosurve, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën” shkruan Veliaj.