E ardhmja e Neymar lidhet gjithmonë me Barcelonën. Sulmuesi brazilian kaloi katër sezone fantastike në “Camp Nou” përpara se të transferohej në verën e vitit 2017 te PSG për shumën e 222 milion eurove.
29-vjeçari ka dëshirë të rikthehet sërish te Barcelona, teksa njësoj mendojnë edhe ish-shokët e skuadrës. Mundo Deportivo raporton se lojtarët katalanas i kanë kërkuar presidentit Laporta të rikthejë Neymar në skuadër.
Ylli latin ka kontratë deri në verën e vitit 2022 me PSG-në dhe këta të fundit do të detyrohen ta shesin në verë nëse nuk arrihet akordi i rinovimit. Klubi iberik është gati të përfshijë Ousmane Dembele në operacionin e rikthimit të Neymar në La Liga.
23-vjeçari francez pëlqehet shumë nga trajneri Mauricio Pochettino dhe Barcelona është gati të heqë dorë nga shërbimet e tij për të paguar sa më pak për kartonin e Neymar.