Kryetari i PSD-së Tom Doshi në një deklaratë për mediat është shprehur se është i gatshëm të bëjë koalicion me PS-në dhe jo me PD-në.Ai ka shprehur bindjen se ka dy mandate të sigurta në Shkodër, duke synuar dhe dy të tjera në Tiranë.
“Kam 2 mandate në Shkodër dhe 2 i pretendoj në Tiranë. Vota do të shkojnë për PSD. Për koalicion paszgjedhor do të isha i gatshëm të bëjë me PS dhe jo me Bashën”, tha Doshi.
Tom Doshi dha dorëheqjen nga mandati në orët e para të mëngjesit të sotëm duke kërkuar nga KQZ që të bëjë zëvendësimin e tij me kandidatin tjetër.