Partia Socialiste dhe kandidatja e saj për deputete në qarkun e Korcës, Olta Xhaçka, shënojnë super rezultat në Kolonjë në zgjedhjet e 25 prillit, duke fituar jo vetëm garën por njëherësh duke rritur ndjeshëm nr e votave të marra krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2017.

Në Kolonjë, rrethi, i dyti më i madh në vend për nga shtrirja territoriale, sipas informacioneve zyrtare pranë ZAZ 75 në qarkun e Korcës, Partia Socialiste ka marrë 53.3% të votave, përkundrejt 43% të votive të marra në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 apo 49% në zgjedhjet e 4 viteve më parë. Procesi i numërimit për 29 qendrat e votimit në Kolonjë ka përfunduar pak minuta më parë dhe Partia Socialiste ka rezultuar fituese me 3 666 vota ose 20% më shumë sesa opozita, e cila ka shënuar rënie të ndjeshme në Kolonjë, pavarësisht se numri i votuesve në këto zgjedhje ka qenë më i vogël. Rezultati i Partisë Socialiste, që në zgjedhjet e 25 prillit u pëfaqësua në Kolonjë nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhacka u prit me entuziazëm jo vetëm nga mbështetës të PS por edhe nga dhjetra qytetarë të Kolonjës, të cilët shprehën më votë mbështetjen e tyre për kryeministrin Rama, ekipin e Partisë Socialiste dhe ministren Xhaçka, e cila rikthehet në qarkun e Korçës pas dy mandateve si deputete e këtij qarku, në vitet 2009 dhe 2013.