“Raporti i Bankës Botërore thotë se masat e marra nga qeveria shpëtuan 50 mijë vende pune”, deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në medie.
Rama deklaroi sot se të ardhurat e munguara në buxhet për shkak të goditjes nga pandemia llogariten rreth 700 milionë dollarë.
“E kemi marrë vendin me një borxh zyrtar 74 %, në 2019 borxhi zbriti në 64%. Me tërmetin e pandeminë jemi në 78%. Jemi 4% më shumë se zyrtarja e 2013-s”, tha kryeministri Rama gjatë një interviste në medie.
Saliu, tha kryeministri, merrte borxh dhe shkonte poshtë, e la me 0.8% rritjen.
“Ne kemi marrë borxh, por nga 0.8% që e la rritjen në 2013-n, ne kemi ardhur me rritje. Edhe në tremujorin e fundit të vitit të tmerrshëm 2020 rritja ishte 3%. Për 100 lekë borxh investonte 116 lekë, ndërsa ne për 100 lekë borxh investojmë 160”, u shpreh Rama.
Rama tha se të ardhurat e munguara në buxhet për shkak të pandemisë llogariten rreth 700 milionë dollarë.
Rama tha se edhe institucionet ndërkombëtare financiare kanë vlerësuar rolin e qeverisë për të amortizuar goditjen nga pandemia.
“Raporti i Bankës Botërore thotë se masat e marra nga qeveria shpëtuan 50 mijë vende pune”, deklaroi Rama.
Rama tha se “rruga Durrës-Fier është financuar mbi 60 % nga ne në mesataren e saj në gjithë lotet pasi asnjë s’ka bërë ai (Sali Berisha)”.
Rama tha se “ne e kemi borxhin publik të shëndetshëm dhe në vitin 2019 e ulëm në 64% nga 74% që e lanë ata”.
I pyetur mbi PPP-të, Rama tha se “për mua është e rëndësishme që sot shqiptarët, nga nënat e reja deri tek të moshuarit nuk kanë më 50 mijë infeksione postoperatore për shkak të veglave të ndryshme”.
“Shqiptarët që vuajnë dhe kanë nevojë për dializë e marrin në çdo pikë pranë vendbanimit të tyre, ndërkohë që bënin 3 herë në javë rrugën drejt Tiranës nga qytete të ndryshme. PPP është një mekanizëm shumë i thjesht, nuk është fare borxh është angazhim kontraktual me një sipërmarrje”, tha Rama.
Rama tha se “Japonia e ka 120% borxhin publik”. “Ne ende e kemi një borxh shumë të shëndetshëm vetëm 4% më të lartë se Saliu kur e morëm dhe kemi një borxh që e kemi përdorur për rritje jo pë rrush e kumbulla dhe të shkojmë pikiatë si ndodhi me Saliun”, tha Rama.
Lidhur me rindërtimin, Rama tha se 2500 shtëpi janë ndërtuar dhe 4500 mbeten për tu ndërtuar.