Aeroporti “Nënë Tereza” ka qenë ndalesa e parë e emigrantëve nga Londra që kishin si destinacion Kukësin, nga ku nis zyrtarisht fluturime aeroporti “Zayed-Flatrat e Veriut”.

Për t’i pritur në Rinas emigrantët kishte dalë edhe Kryeministri Rama, i cili bashkë me ta ka fluturuar për në aeroportin e ri të Kukësit. Më herët, kreu i qeverisë kishte premtuar se emigrantët do të vinin nga Londra direkt në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut”.

Ndërkohë, pas disa minutash fluturimi, avioni është ulur me sukses në pistën e Kukësit.