Ka marrë fund ngërçi i krijuar prej ditës së djeshme, pasi këtë pasdite është ulur avioni i parë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Mësohet se ka mbërritur në Rinas avioni i kompanisë “Air Albania”, me vaksina anti-Covid.
Pezullimet në aeroportin e Rinasit ishin ndërprerë prej 24 orësh, pasi kontrollorët shqiptarë vendosën të mos ushtrojnë detyrën, me argumentin se ndiheshin të paaftë dhe të stresuar, pasi iu ishte ulur paga nga 4 mijë USD në 2.4 mijë USD, për shkak të krizës së pandemisë.
Pak më parë, u raportua se në vendin tonë kanë mbërritur kontrollorët nga Turqia, të cilët do të menaxhojnë hapësirën ajrore shqiptare, deri në zgjidhjen e situatës.