PD pranon zyrtarisht se ka ngritur një strukturë paramilitare e cila me një telefonatë nga qendra apo drejtuesi politik i qarkut mund të vendosë vrasjen e kundërshtarëve politik.

Shqetësimin e ka ngritur gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA”, Mero Baze, cili i cilëson struktura terroriste vrasëse që mund të përsërisin Elbasanin.

Teksa merr si shembull Xhelal Mziun në Dibër, Baze nënvizon se mjafton ajo çka ai bën në këtë qark mjafton per organet ligjzbatuese qe te marrin masa që ky njeri të mos lihet rrugëve pasi është vrasëse.

Postimi i plotë i Bazes: Ky është Xhelal Mziu drejtuesi politik i PD në Dibër i cili dëshmon me zë dhe figurë se PD ka ngritur një strukturë terroriste vrasëse.

Urdhëri është vrisni këdo që dyshoni. Mjafton një telefonatë dhe çdo i dyshuar do ta pësojë si Ai i Elbasanit.

Pra PD jo vetëm e merr autorësinë e krimit, por premton se do vazhdojë të vrasë zyrtarisht.

Nuk besoj se duhet më shumë se kaq që një vrasës si ky mos të jetë i lirë rrugëve!