Ditën e djeshme u inagurua aeroporti i r ii Kukësit, ku avioni “Lasgushi” i nisur nga Londra u ul fillimisht në Rinas dhe më pas fluturoi drejt Kukësit.
Marie Poradeci, vajza e shkrimtarit të madh Lasgush Poradeci, emrin e të cilit e ka marrë edhe avioni i “Air Albania”, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se i gufon zemra kur sheh avionin që sjell vaksina me emrin e të atit në shpinë.
Ajo thotë se i gufon zemra kur ky avion vjen nga Londra dhe zbret në aeroportin e Kukësit, ndërsa shton se është tmerrësisht e lumtur.
“Kur shoh avionin AIRALBANIA qe çan qiejt e Europes me emrin e babait tim mbi shpine, qe sjell vaksina, qe vjen nga Londra e zbret ne aeroportin e Kukesit, zemra me gufon, jam tmerresisht e lumtur”, shkruan Marie Lasgush Poradeci.