Nga dita e sotme ka nisur vaksinimi edhe i një grupi të rëndësishëm të transportit, siç jajnë punonjësit e transportit ajror. Lajmin e ka dhënë, përmes një postimi në Facebook, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Kujtojmë se më herët ka nisur edhe vaksinimi i operatorëve turistikë ndërkohë që pritet pas disa ditësh të nisë edhe vaksinimi i punonjësve të transportit publik.