Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me sasinë prej 145 mijë vaksinash Pfizer që pritet të vijë në Shqipëri. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama shkruan se se kjo është doza e e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Europian me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer që BE do të shpërndajë në rajon. Kreu i qeverisë shkruan gjithashtu se analistêt gjithologë dhe politikanët llogjellogë nuk duhet tënxitohen kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE, në emër të popullit shqiptar.

Postimi i plotë i Ramës në Facebook: Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Europian me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer që BE do të shpërndajë në rajon

Plot 145 mijë vaksina nga 651 mijë gjithsej për Ballkanin Perëndimor, do t’i marrë Shqipëria, kështu që herë tjetër mos të nxitohen analistêt gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE, në emër të popullit shqiptar

Shumë faleminderit Komisionit Europian, Presidentes Von der Leyen, Komisionerit Varheley dhe ambasadorit Soreca, që e dēgjuan, repsektuan e përsëri po e ndihmojnë Shqipërinë, si miq të çmuar të këtij populli