Në këtë fushatë zgjedhore kemi parë shumë strategji në rrjetet sociale sidomos nga kandidatë që janë për herë të parë në këto zgjedhje. Duket se përkushtimi ndaj atyre që do t’u japin votat edhe pse nuk i kanë parë më parë në Parlament, është maksimal.

Kështu ka ndodhur edhe me numrin 1 të PS në Kukës, Gerta Duraku. Mbiemri “Duraku” është ndër më të vlerësuarit në vendlindjen e saj, pasi prej vitesh familja e saj kontribuon në përmirësimin e jetës së këtij qyteti e jo vetëm.

Sipas News31, Gerta zgjodhi që në këto zgjedhje t’i përfaqësojë ata në Parlamentin Shqiptar duke treguar qytetari dhe përkushtim e duke bërë një fushatë dinjitoze që respekton edhe rivalët e saj.

Një video e publikuar pak më parë në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, tregon emrin “Gerta” të formuar nga njerëz që i besojnë. Ditën e djeshme u bë edhe inaugurimi i Aeroportit të Kukësit e duket sikur prezenca e saj në këto zgjedhje është edhe ogur i mirë për këtë qytet. Është shumë frymëzuese teksa sheh të rinj e të reja që megjithë angazhimet jashtë politikës, kanë si qëllim të japin kontributin për vendin e tyre. E tillë është edhe Gerta Duraku!