E ëndërronte prej vitesh atë ditë, Yanet Lopez, që kur nga Kuba dhe me shumë sakrifica kishte arritur të integrohej në Shtetet e Bashkuara, duke punuar në një mensë të një shkolle fillore në Oklahoma.

Sjellja e saj shembullore bënte që nxënësit ta donin shumë. Dhe kur nga autoritetet federale i erdhi konfirmimi i shumëpritur, që më në fund ishte zyrtarisht një prej më shumë se 328 milionë nënshtetasit amerikanë duke marrë pasaportën, pikërisht nxënësit i bën një surprizë që vështirë se do të harrojë

E rikthyer normalisht në punën e përditshme, ajo gjeti të gjithë nxënësit të rreshtuar në korridoret shkollës teksa po e prisnin duke e duartrokitur, dhe ngritur korin “USA! USA!”, teksa zonja Lopez duket tej mase e prekur nga dëshmia e respektit të stafit dhe fëmijëve.