Premtimet për lënie mandatesh si nga presidenti, ashtu dhe nga kandidatë të opozitës, duket se kanë qenë në modë gjatë fushatës së fundit.

Rasti që po sjellim përket Grida Dumës e cila shprehet se: “Nëse PS dhe Veliaj merr 7% në Kavajë dhe Rrogozhinë, burrash e lë mandatin”.

Mirëpo në 25 Prill, Partia Socialiste doli fituese në të dyja këto bashki. Në Kavajë PS mori 45,88% duke u renditur forcë e parë. Ndërsa në Rrogozhinë, 50.45%. Tani pritet që Duma të lërë mandatin…