Lulzim Basha ka qenë dje në Kombinat, ku ka shkuar dhe në disa shtëpi. Ndërsa dilte nga një pallat i vjetër, një qytetar e fërkon nga koka dhe e ndihmon që të ulë kokën, në mënyrë që të mos i zinte në mur.

Por në këto momente, badigardi i Bashës, që fillimisht ka shtyrë një grua ndërsa zbrisnin shkallët, ka reaguar shumë keq ndaj tij, duke e shtyre qytetarin dhe duke e kërcënuar. “Mos prek se të theva në mes”, dëgjohet badigardi i Bashës, ndërsa i drejtohet qytetarit, me të cilin s’i del inati as pas largimit të Bashës.