Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar ditën e sotme procesin e vaksinimit për të moshuarit në Rrogozhinë. Të moshuarit janë shprehur entuzjastë për vaksinimin e tyre,”rrofshi dhe fitofshi”. “ Faleminderit per këtë kontribut të madh që po jepni“, ishin disa nga fjalët e të moshuarve drejtuar ministres.
Manastirliu tha se procesi i vaksinimit do të vijojë intesivisht derisa e gjithë popullata të vaksinohet për t’ju rikthyer më tej normalitetit.
“Neve bëjmë detyrën t’ju mbrojmë ju dhe të dalim sa më shpejt nga kjo e keqe. Çdo gjë do shkojë mbarë dhe mire, do vazhdojmë ti vaksinojmë të gjithë. Janë duke u lodhur shumë këto gocat, në gjithë Shqipërinë këto po e mbajnë vaksinimin, po vaksinojnë pafund. Të gjithë bashkë ta mundim këtë armik edhe të kthehemi në normalitet, të jemi të gjithë bashkë”, tha Manastirliu.