Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka vizituar nga afër fëmijet që i janë nënshtruar ndërhyrjeve delikate për rikthimin e degjimit në Spitalin Francez në QSUT.

Duke publikuar fotot e Geraldos, 7 vjeçarit nga Korça, i cili ka lindur me humbje të thellë të dëgjimit, Manastirliu shkruan se ai i është nënshtruar ndërhyrjes së suksesshme të implantit koklear falas me financim 100% nga shteti.

Manastirliu ka bërë me dije se janë 13 fëmijë me humbje dëgjimi që kanë përfituar këtë procedurë të kushtueshme falas në QSUT.

Statusi i plote i Manastriliut: ?Për Geraldon e vogël, i lindur me humbje të thellë dëgjimi, sot nis rruga e shpresës, pas ndërhyrjes së suksesshme të implantit koklear, e realizuar falë profesionalizmit të ekipit të mjekëve në QSUT, falas, me financim 100% nga shteti ✅

Si Geraldo, 13 fëmijë kanë kryer ndërhyrjen delikate, me sukses në spitalin francez në QSUT?? Një lajm fantastik për fëmijët me humbje të thellë dëgjimi, që sot kanë mundësinë të integrohen plotësisht në jetën shoqërore.

Ndërhyrja dhe aparatura e kushtueshme do të rimbursohet nga shteti çdo vit.

#PaketatShëndetësoreFALAS
#FëmijëtTëParët
#ShëndetësiaQëDuam

 

?Për Geraldon e vogël, i lindur me humbje të thellë dëgjimi, sot nis rruga e shpresës, pas ndërhyrjes së suksesshme të…

Posted by Ogerta Manastirliu on E premte, 9 April 2021