Kryeminstri Edi Rama është shprehur se Pjerin Xhuvani nuk ka qenë anëtar i PS-së apo drejtues i një organizate të socialiste. Ai shtoi se dikur ai ka qenë krenaria e Ilir Metës.

“A ia vlen të them që ka qenë ish- kryetar i LSI-së në Elbasan. Ia vlen të them që ka qenë krenaria e Ilir Metës në Elbasan, a nuk është pak si shumë për atë familje, ia vlen që unë të them që nuk është anëtar i PS-së dhe drejtues i asnjë organizate të PS”, tha Rama.